Berisha reagon për zjarrin në Himarë: Kukulla e Ramës asnjë fjalë në buletinin e darkës

5 Shtator 2026 | 10:15

Situata në zonën e Himarës vijon të jetë e rënduar, ndërsa flakët mbeten aktive. Zjarri është i dukshëm edhe nga distanca, ndërsa vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrave.

Për situatën ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai ka akuzuar qeverinë dhe ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, për mungesë informacioni në buletinin zyrtar lidhur me zjarrin në Himarë.

“Himara në flakë, Kukulla e Ramës, Nufi asnjë fjalë në buletinin e darkës për Himarën. Turp dhe krim!”, shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Integrimi gradual, mënyra për të futur Ballkanin në BE, “7 fëmijët e Ursulës” duhen në tryezë

Kryeministri Edi Rama kërkon një model të ri të zgjerimit të Bashkimit Europian, përmes integrimit gradual të vendeve kandidate, pa pritur anëtarësimin e plotë. Nga...
13:58 | 05/09/2026

Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi, një sukses i përbashkët

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar takimin e parë me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira...
13:48 | 05/09/2026

Ministri i Drejtësisë konferencë për shtyp për pagat e magjistratëve: Do zgjidhet me ligj në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për rritjen e pagave, duke...
11:46 | 05/09/2026