Disa orë pas intervistës së eurodeputetit për llogaritë e mbyllura, Euronews Albania zhduket nga Instagrami
Vetëm disa orë pasi eurodeputeti Sandro Gozi foli në studion e Euronews Albania për mbylljen e llogarive shqiptare në Instagram dhe kërkoi transparencë nga Meta, vetë faqja e Euronews Albania nuk është më e aksesueshme në këtë rrjet social.
Mbrëmjen e kaluar, i ftuar në emisionin “Review”, Gozi foli pikërisht për valën e llogarive shqiptare që janë mbyllur gjatë ditëve të fundit dhe ngriti një pyetje të drejtpërdrejtë: Çfarë po ndodh dhe përse po mbyllen këto llogari?
Eurodeputeti kërkoi transparencë nga Meta dhe një përgjigje të qartë. Tingëllon ironike që vetëm disa orë pasi një eurodeputet kërkoi në ekranin e Euronews Albania transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare, tashmë është vetë Euronews Albania që pret një përgjigje.
Këtë të shtunë, faqja zyrtare e Euronews Albania në Instagram, me rreth 234 mijë ndjekës dhe miliona shikime, shfaq njoftimin “User not found”, ndërsa përpjekja për të aksesuar përmbajtjen e saj shoqërohet edhe me mesazhin “Something went wrong”.
Nuk ka deri tani një shpjegim publik nga Meta për atë që ka ndodhur me llogarinë e Euronews Albania.
Rasti i Euronews Albania i shtohet një serie llogarish shqiptare që janë prekur gjatë ditëve të fundit. Pikërisht për këtë arsye, çështja nuk mund të trajtohet më thjesht si problemi individual i një profili.
Meta duhet të sqarojë publikisht çfarë po ndodh me Instagramin në Shqipëri?
Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime
AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes
AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare
- 13:58 Rama: Integrimi gradual, mënyra për të futur Ballkanin në BE, “7 fëmijët e Ursulës” duhen në tryezë
- 13:48 Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi, një sukses i përbashkët
- 13:44 Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime
- 13:27 AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes
- 13:03 AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare
- 12:45 Demokratët Europianë reagojnë për Euronews Albania: Meta t’i rikthejë menjëherë llogarinë