Berisha mbërrin në SHBA, Kreu i PD-së pritet nga shqiptarë të Amerikës në aeroport

5 Shtator 2026 | 11:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë për rreth një javë, në kuadër të një turi të programuar me disa aktivitete dhe takime.

Lajmin e mbërritjes e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga pritja që i është bërë nga shqiptarë në SHBA. Në video, kreu i PD-së shihet duke përshëndetur dhe biseduar me bashkatdhetarët që kishin dalë për ta takuar.

“Përtej oqeanit, një pritje shqiptare, një moment mirënjohjeje”, shkruan Berisha në përshkrimin e videos.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha pritet të marrë pjesë në disa aktivitete, ndërsa një prej eventeve kryesore të axhendës së tij është Konventa Kombëtare Republikane, e cila do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator.

Në axhendë janë parashikuar gjithashtu edhe takime me komunitetin shqiptar. Takimi i parë pritet të zhvillohet të dielën, më 6 shtator, në New York, ndërsa një tjetër është planifikuar më 8 shtator në Texas.

Vizita e Berishës në SHBA vjen pas një zhvillimi të rëndësishëm në raport me autoritetet amerikane. Në qershor të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit anuloi masat kufizuese ndaj tij, rreth pesë vite pasi Berishës dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në territorin amerikan.

Më 11 qershor 2026, Departamenti i Shtetit zyrtarizoi heqjen e statusit të papërshtatshmërisë për hyrje në SHBA. Më 31 gusht, Berisha u raportua se kishte marrë vizën amerikane, ndërsa më 4 shtator u nis drejt Shteteve të Bashkuara, duke rikthyer pas disa vitesh praninë e tij në territorin amerikan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Integrimi gradual, mënyra për të futur Ballkanin në BE, “7 fëmijët e Ursulës” duhen në tryezë

Kryeministri Edi Rama kërkon një model të ri të zgjerimit të Bashkimit Europian, përmes integrimit gradual të vendeve kandidate, pa pritur anëtarësimin e plotë. Nga...
13:58 | 05/09/2026

Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi, një sukses i përbashkët

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar takimin e parë me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira...
13:48 | 05/09/2026

Ministri i Drejtësisë konferencë për shtyp për pagat e magjistratëve: Do zgjidhet me ligj në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për rritjen e pagave, duke...
11:46 | 05/09/2026