Himarë nën flakë, 6 banesa shkrumbohen gjatë natës! Ndërhyrja vijon edhe me helikopter

5 Shtator 2026 | 07:58

Një natë e vështirë është përjetuar në Himarë, ku një zjarr i fuqishëm përfshiu mbrëmjen e së premtes lagjen nr. 1, pranë zonës së bypass-it.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi duke dalë jashtë kontrollit dhe duke rrezikuar banesat dhe bizneset në zonë. Si pasojë e zjarrit, 7 banesa janë djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Përballë përhapjes së shpejtë të flakëve, banorët, por edhe turistët që ndodheshin në zonë, u detyruan të largoheshin nga banesat dhe strukturat ku qëndronin, për t’iu shmangur rrezikut.

Sipas të dhënave paraprake të Prefekturës dhe strukturave të Mbrojtjes Civile, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata ka vijuar të jetë problematike deri në orët e para të mëngjesit.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave kanë punuar gjatë gjithë natës për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Në orët e mëngjesit, situata është vënë nën kontroll, ndërsa operacioni për shuarjen përfundimtare të zjarrit vijon. Në ndihmë të forcave në terren ka nisur ndërhyrja edhe nga ajri, me një helikopter që po operon mbi zonën e prekur nga zjarri.

Zjarri ka lënë pas dëme të mëdha materiale dhe një situatë të rëndë për banorët e Himarës, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar lidhur me problemet e aksesit në Instagram për faqen zyrtare të Euronews Albania, duke e cilësuar situatën si një...
13:44 | 05/09/2026

AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes

Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar (AEJ), ka dënuar mbylljen e faqes së Instagramit të Euronews Albania nga kompania Meta, duke e cilësuar vendimin si...
13:27 | 05/09/2026

AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas bllokimit të aksesit në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram, duke shprehur shqetësim për situatën...
13:03 | 05/09/2026