Vatikani: Dëmtimi i mjedisit, “mëkat kundër krijimit dhe Krijuesit”
Dëmtimi i natyrës nuk është vetëm një problem mjedisor, por edhe një mëkat kundër krijimit dhe vetë Zotit. Kështu vlerëson Komisioni Teologjik Ndërkombëtar në një dokument të ri, të publikuar me autorizimin e Papa Leonit XIV.
Dokumenti, i titulluar “Kujdesi për shtëpinë tonë të përbashkët”, propozon që dëmet e shkaktuara ndaj planetit të cilësohen si “mëkat kundër krijimit dhe Krijuesit”. Sipas Komisionit, kjo shprehje pasqyron më qartë përgjegjësinë e njeriut sesa termat “mëkat ekologjik”.
Në dokument theksohet se mënyra se si njerëzit kujdesen për natyrën lidhet drejtpërdrejt me marrëdhënien e tyre me Zotin dhe me njëri-tjetrin. Ndotja, shkatërrimi i biodiversitetit dhe shpërdorimi i burimeve natyrore kanë pasoja veçanërisht të rënda për shtresat më të varfra.
Komisioni argumenton se dëmtimi i natyrës nënkupton edhe dëmtimin e njerëzve të tjerë, ndërsa kriza mjedisore shkakton çdo vit një numër të madh viktimash dhe nxit zhvendosjen e popullsive.
Vatikani kërkon tashmë një ndryshim jo vetëm politik dhe ekonomik, por edhe moral e shpirtëror në mënyrën se si njerëzimi sillet ndaj planetit.
A mund ta zgjidhë një kujdestar i BE-së bllokimin e gjatë mbi asetet ruse?
Si mund të përfundojë lufta SHBA-Iran?
Trump i prerë: Fola me Putinin, nuk ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s
- 13:58 Rama: Integrimi gradual, mënyra për të futur Ballkanin në BE, “7 fëmijët e Ursulës” duhen në tryezë
- 13:48 Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi, një sukses i përbashkët
- 13:44 Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime
- 13:27 AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes
- 13:03 AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare
- 12:45 Demokratët Europianë reagojnë për Euronews Albania: Meta t’i rikthejë menjëherë llogarinë