Vetmia dhe izolimi i moshës së tretë, ekspertët ngrenë alarmin
Dekadën e fundit, edhe Shqipëria po përballet me një rritje të rasteve të vetëvrasjeve. Statistikat flasin për afro 8 raste për 100 mijë banorë, ndërsa shifrat mendohet të jenë edhe më të larta nga sa raportohen.
Ekspertë të shëndetit publik dhe psikologë tregojnë se ky fenomen është më i përhapur tek të rinjtë dhe të moshuarit. Depresioni, izolimi dhe mungesa e shpresës janë ndër faktorët që mund të çojnë një person drejt lëndimit të vetes.
“Fillojnë në një moshë shumë të re deri në moshat e treta, grupet më të rrezikuara në Shqipëri sipas analizave janë mbi 75 vjeç, që janë rreth 13 raste për 100 mijë banorë dhe 45-55 vjeç. Në moshat e treta është për shkak të shumë problemeve sociale, vetmia, humbja e partnerëve, duke qenë pensionist janë humbur kontaktet me personat që kanë pasur më parë, pensioni sjell dhe humbje ekonomike, gjithmonë vetëvrasja është shumëfaktoriale”, thotë Arlinda Cerga Pashoja, specialiste e shëndetit publik.
Por a mund ta kuptojmë një person që ka vendosur të lëndojë veten?
“Kur personi flet se e ardhmja është pa shpresë ose nuk bën plane për të ardhmen, janë disa shenja, sigurisht depresioni, shenjat e depresionit, izolimi në vetvete, sjellja ndryshe nga më parë, që të gjitha këto janë shenja, por është gjithmonë e vështirë për të parashikuar…”, thotë ajo.
Komunikimi, sipas ekspertëve, është çelësi për të ndihmuar personat që gjenden në situata që mund të shkojnë drejt vetëflijimit ndërsa media duhet të jetë një prej partnerëve kryesorë për parandalimin e vetëvrasjeve. Për këtë arsye, Autoriteti i Mediave Audiovizive kërkon nga mediat kujdes të shtuar në raportimin e këtyre ngjarjeve, duke shmangur sensacionalizmin, detajet rreth ngjarjes, metodat apo vendin.
Banesa përfshihet nga flakët e mëdha në Himarë, digjet e gjitha (VIDEO)
Himara në luftë me flakët, evakuohen banorët, digjen disa banesa. Mbi 300 forca në terren (VIDEO)
Ekskluzive/ “Nuk jam i kënaqur as nga Rama, as nga Meta”! Eurodeputeti: Duam garanci që shqiptarëve nuk do t’u bllokohen llogaritë!
- 13:58 Rama: Integrimi gradual, mënyra për të futur Ballkanin në BE, “7 fëmijët e Ursulës” duhen në tryezë
- 13:48 Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi, një sukses i përbashkët
- 13:44 Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime
- 13:27 AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes
- 13:03 AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare
- 12:45 Demokratët Europianë reagojnë për Euronews Albania: Meta t’i rikthejë menjëherë llogarinë