INSTAT: Çmimet e importit bien lehtë, kostot e prodhimit vendas rriten

4 Shtator 2026 | 18:14

Kostot e produkteve të importuara kanë shënuar një rënie të lehtë gjatë tremujorit të dytë të vitit, ndërsa çmimet e prodhimit në vend kanë vijuar të rriten. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë, Indeksi i Çmimeve të Importit arriti në 107,5 pikë, me një rënie vjetore prej 0,1%.

Rënia e çmimeve është ndikuar kryesisht nga energjia elektrike, gazi dhe ajri i kondicionuar, me 2,2%, ndërsa në industrinë nxjerrëse ulja ishte 0,2%. Edhe industria përpunuese shënoi një rënie minimale.

Në terma tremujorë, çmimet e importit mbetën pothuajse të pandryshuara.

Ndërkohë, ndryshe paraqitet situata për kostot e prodhimit vendas.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti në 130 pikë dhe u rrit me 0,1% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025.

Rritja më e madhe, me 0,4%, u regjistrua në industrinë përpunuese dhe në sektorin e furnizimit me ujë.

Brenda industrisë përpunuese, çmimet e produkteve të plastikës dhe produkteve ushqimore u rritën me 1,5%.

Për tregun vendas, çmimet e prodhimit u rritën me 0,3% në bazë vjetore, ndërsa eksportet shënuan rënie me 0,3%.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit, çmimet e prodhimit u rritën me 0,1%, duke treguar se presionet mbi kostot e prodhimit vijojnë të mbeten të pranishme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dalin shifrat, bien importet e makinave në vend

Numri i makinave që hyjnë për herë të parë në vendin tonë po bie. Në muajin gusht janë regjistruar rreth 8100 mjete, ose 10% më...
18:59 | 04/09/2026

Ministri i Financave Malaj për Euronews Albania: Pagat e magjistratëve nuk janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë, duke mohuar që pagesat të jenë...
10:39 | 03/09/2026

Banka e Shqipërisë: Bankat të informojnë klientët për tarifat e këmbimit valutor në pagesat me kartë

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e 2 shtatorit Deklaratën dhe Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026....
23:57 | 02/09/2026