Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur të premten, më 04.09.2026, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 20:00 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën ‘Agim Ramadani’. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”- ka thënë ajo.

Ahmeti ka deklaruar se Policia po punon në sqarimin e rrethanave të rastit.