U.D Presidentja Albulena Haxhiu dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel. Foto: Presidenca.
U.d. Presidentja takon përfaqësuesin e ri të BE-së, Dirk Schuebel
U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të premten më 04.09.2026 në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Europian për Kosovën dhe njëherësh Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.
Haxhiu tha se gjatë takimit diskutuan për zhvillimet aktuale në vend, perspektivën europiane të Kosovës, reformat dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me Bashkimin Europian.
Ajo theksoi se orientimi euroatlantik i Kosovës është i palëkundur dhe se vendi mbetet i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, reformave dhe avancimit të procesit të integrimit evropian.
“Kosova e vlerëson lart partneritetin me Bashkimin Europian dhe pret që ky bashkëpunim të thellohet më tej gjatë mandatit të z. Schübel”- tha Haxhiu.
U.d. Presidentja gjithashtu i uroi mirëseardhje dhe sukses Schübelit në mandatin e tij të ri.
Më 02.09.2026, Dirk Schuebel ka nisur mandatin si ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, në cilësinë e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian.
Me rastin e nisjes së mandatit në Kosovë, Schuebel tha se pret të bashkëpunojë me institucionet, akterët politikë, shoqërinë civile, mediat dhe komunitetet në Kosovë.
“Pres me padurim të punoj me institucionet e Kosovës, akterët politikë, shoqërinë civile, mediat dhe të gjitha komunitetet për ta ndihmuar Kosovën shumetnike të avancojë në rrugën e saj drejt integrimit në BE në baza të barabarta me të gjithë partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor”- tha Schuebel, shkruan në komunikatën e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Schuebel është zyrtar i lartë i BE-së dhe shtetas gjerman, me një karrierë të gjatë diplomatike të fokusuar kryesisht në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.
Ai ka shërbyer më herët në dy mandate si ambasador i BE-së dhe shef i Delegacionit të BE-së, në Bjellorusi nga viti 2019 deri më 2022 dhe në Moldavi nga viti 2009 deri më 2013.
Së fundmi, Schuebel ka shërbyer si Shef i Divizionit për Rusinë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.
Ai tashmë kishte shërbyer dy mandate ambasadorësh, si Ambasador i BE-së dhe Shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe në Moldavi nga viti 2009 deri në vitin 2013.
Para se të merrte detyrën e tij aktuale, Schuebel shërbeu si Shef i Divizionit të Rusisë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm nga korriku 2024 deri në gusht 2026, e kishte mbajtur edhe më parë, nga viti 2018 deri në vitin 2019.
Në biografinë e tij online potencohet se karriera e tij është përqendruar veçanërisht në politikën e jashtme të BE-së.
Nga viti 2022 deri në vitin 2024, Schuebel shërbeu si i Dërguari Special i BE-së për Partneritetin Lindor, ndërsa midis viteve 2013 dhe 2018 ai udhëhoqi divizionin e BE-së përgjegjës për marrëdhëniet dypalëshe me Ukrainën, Bjellorusinë, Moldavinë, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin dhe Armeninë.
Më herët në karrierën e tij, Schuebel ishte Shef i Seksionit Politik, Shtyp dhe Informim në Delegacionin e BE-së për Ukrainën dhe Bjellorusinë në Kiev, ku ai gjithashtu zëvendësoi Shefin e Delegacionit. Ai ka mbajtur një sërë pozitash në Komisionin Evropian, duke punuar në fushat e tregtisë, zgjerimit, transportit dhe energjisë.
Para se t’u bashkohej institucioneve evropiane, Schuebel punoi në Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane, i specializuar në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, tregtinë e jashtme dhe promovimin e tregtisë së jashtme.
Schuebel mban Diplomë në Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Tregtare Ndërkombëtare, të cilën e ka marrë me rezultate të shkëlqyera në Hochschule für Ökonomie Berlin.
I lindur në Zwickau të Gjermanisë në vitin 1965, Schuebel flet gjermanisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, holandisht dhe italisht.