Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

5 shtator, festa e Shenjtës Nënë Terezë, “lapsit të Zotit” në shërbim të të varfëve

Shkruar nga Newsbomb
5 shtator, festa e Shenjtës Nënë Terezë, “lapsit
Nënë Tereza, e njohur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu

Sot mbushen plot 10 vite nga Shenjtërimi i “Nënë Terezës”. Më 5 Shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore e re, Nënë Tereza, dhe 5 Shtatori është shpallur festë zyrtare në vendin tonë me vendim të Këshillit të Ministrave.

Një dekadë më parë, Papa Françesku njohu dy mrekullitë e Nënë Terezës, në shërimin e një gruaje nga kanceri dhe shërimi i një personi tjetër në Brazil, i prekur gjithashtu nga tumori.

Nënë Tereza, e njohur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur në vitin 1910 në një familje shqiptare në Shkup dhe në moshën 18-vjeçare u bë murgeshë. Nënë Tereza lindi në vitin 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.

Nga ky moment Nënë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Urdhri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës.

Më 5 shtator Kisha katolike kremton festën liturgjike të Shenjtes Nënë Terezë, që përkon edhe për vjetorin e ditës së kalimit të Ganxhe Bojaxhiut në amshim, 5 shtator 1997.

"Kush jeton në Zotin që në këtë tokë, tërhiqet e shndërrohet nga vezullimi i fytyrës së Tij Hyjnore. Këtë na dëshmon jeta dhe vepra e Nënë Terezës, të cilën Kisha përmes festës së saj liturgjike na e paraqet si shembujt të ndritur dhe na fton ta ndjekim në jetën tonë të përditshme", shkruan Zyra e Shtypit në Vatikan.

Bota mbarë e nderon Nënë Terezën, gruan që ia kishte mjekuar plagët të varfërve e të sëmurëve të braktisur të shoqërisë bashkëkohore, duke shkelur personalisht në të katër skajet e globit, me sandalet e vjetra të rregulltares dhe me moton e pamort të Krishtit: "Në se i jepni një pikë, ujë njërit prej këtyre të vegjëlve të mi, ma keni dhënë mua!.

Kudo shkoi, Shenjta Nënë Terezë u përpoq të shuante pikërisht etjen e Krishtit, etjen për Krishtin! Papa Shën Gjon Pali II, që e vlerësoi, madje e admiroi dhe e ndihmoi vazhdimisht, e quajti Nënë Terezën "dhuratë e Zotit për Kishën e për botën", për t'u kujtuar kështu të gjithëve se dashuria Ungjillore qëndron mbi të gjitha vlerat, posaçërisht kur gjen shprehjen e vet në shërbimin që i bëhet më të përbuzurit e nëpërkëmburit ndërmjet vëllezërve e motrave tona.

Më 5 shtator Kisha katolike romake kremton festën liturgjike të Shenjtes shqiptare Nënë Terezës, e cila përkon edhe me përvjetorin e kthimit të Nënë Terezës në shtëpinë e Atit Qiellor. Pa u ndaluar tek imtësitë e jetëshkrimit të saj, që sot përmenden kudo, po e kujtojmë këtë gjigante të fesë, të dashurisë e të bamirësisë me fjalët e Shën Gjon Palit II: 

"Nënë Tereza e Kalkutës është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur të bamirësisë, që lind nga kundrimi i përhershëm i Krishtit në kryq, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve më të varfër e më të braktisur. Në fytyrat e të mjerëve, Nënë Tereza pa fytyrën e Jezu Krishtit i cili, nga lartësia e kryqit, vijon të dihasë: "Kam etje!". E ajo iu përgjigj kësaj dihame klithje, që dilte prej buzëve të shkrumbuara nga etja të Zotit Krisht mbi Kryq, duke ia dhuruar vetveten njerëzve të varfër, të braktisurve, të vuajturve, të vetmuarve, atyre që vdisnin rrugësh..."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese