Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri në Himarë, “zbarkojnë” në terren drejtuesit e lartë, nga kreu i Policisë te Prefektja, të gjithë drejt Himarës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri në Himarë, “zbarkojnë” në terren
 

Situata në Himarë vijon të mbetet kritike. Zjarri i madh që ka përfshirë zonën po avancon pa ndalur, ndërsa operacioni për shuarjen e tij po zhvillohet në kushte ekstreme.

Për shkak të rrezikut që flakët t'u afrohen banesave, në terren kanë mbërritur drejtuesit më të lartë të strukturave të sigurisë në vend.

Mësohet se në Himarë ndodhen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, dhe Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Alushi, të cilët po koordinojnë nga afër ndërhyrjen.

Ndërkohë, në orët në vijim pritet të mbërrijnë në zonën e zjarrit edhe Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Mbrojtjes, në një kohë kur rreziku për zonat e banuara është ende prezent.

Forcat zjarrfikëse, efektivë të emergjencave dhe struktura mbështetëse janë në luftë me kohën për të izoluar vatrat dhe për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, por moti i keq po e rëndon ndjeshëm situatën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese