Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Mund edhe të mos ishte në burg”, Spartak Ngjela: Mbajtja e Veliajt në qeli nuk është normale

Shkruar nga Newsbomb
“Mund edhe të mos ishte në burg”, Spartak Ngjela: Mbajtja
Avokati Spartak Ngjela

Gjatë një interviste të dhënë për Report TV, në emisionin "Frontline Interview", avokati Spartak Ngjela foli mbi mbajtjen në qeli të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se qëndrimi i Veliajt në qeli nuk është normal, pasi mund të krijohej mundësia që të hetohej në gjendje të lirë.

Ai tha se gjërat që po ndodhin janë në favor të Veliajt, ndërsa pritet data 15 shtator për të parë se si do të vijojë çështja. Ngjela tha se në rastin e Veliajt përfshihen dy çështje kryesore, ajo juridike dhe ajo politike.

“Që kryetari i Bashkisë së Tiranës të jetë në burg, nuk është gjë normale. Sepse mund të ishte në gjendje të lirë, Unë them në këto momente, për mendimin tim, të gjitha këto që po ndodhin i ka në favor. Të shohim sesi do precipitojë kjo ngjarje. Janë 2 çështje që involvohen me njëra-tjetrën, një juridike dhe një politike. Pse? Se ky është një nga figurat kryesore të PS. Dhe janë që të dyja këto që konvergojnë në një pikë. Ai është akoma de facto dhe de jure kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sepse ia ka lënë Gjykata Kushtetuese me të drejtë. Është kryetari i Bashkisë së Tiranës. Pra është figura e dytë e PS. PS është shumë e fortë në Shqipëri dhe e di Uashingtoni që kjo do vijë në pushtet”, deklaroi Ngjela.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë në datën 15 shtator në orë 09:30 do të mblidhet për të shqyrtuar masën e Veliajt, pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese