Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet Jozefin Marku, Policia sekuestron kamerat e bizneseve në autostradë për të identifikuar çunat e Fushë Kuqes

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet Jozefin Marku, Policia sekuestron kamerat e bizneseve në
Publikohet VIDEO e plotë e rrahjes së Eduard Kuçit në autostradën e Thumanës

Këngëtari dhe artisti Jozefin Marku, i njohur gjerësisht si Jozi, është arrestuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit. Ndalimi dhe shoqërimi i tij, është bërë nga shërbimet e DVP Tiranë, pas pamjeve të dhunës që rrodhën gjerësisht në mediat e Shqipërisë dhe Kosovës.

Paraprakisht, bëhet me dije se bashkë me Jozefin Markun, është shoqëruar dhe një shtetas tjetër i cili në pamjet e dhunës ndaj shqiptarit të Kosovës, Eduart Kuçi, dallohet me tabelën "STOP Policia" dhe në një moment heq dhe maskën.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonën e autostradës Thumanë-Kashar, pranë mbikalimit, ku një grup të rinjsh nga Fushë Kuqja kanë ndaluar Eduart Kuçin dhe e kanë dhunuar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth fundjavës ose në fillim të kësaj jave në një pjesë të autostradës Thumanë-Kashar, ndërsa shkak mendohet të jetë bërë sharja e këngëtarit në rrjetet sociale nga Eduart Kuçi.

Dje, u njoftua se edhe Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj Joz Markut dhe kërkon arrestimin e tij, duke njoftuar të gjitha stacionet policore brenda Kosovës, që sapo këngëtari të shkelë atje, të ndalohet menjëherë.

Dhunimi i Kuçit nga Joz Marku dhe shokët e tij shkaktoi reagime të forta për shkak të mënyrës sesi kishte ndodhur; ku janë përdorur mjete si të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, tabela dhe fenelina policie, si dhe maska.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese