Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pamje "apokaliptike" nga zjarri në Himarë, flakët arrijnë nivelin e hoteleve shumëkatëshe (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje "apokaliptike" nga zjarri në Himarë, flakët
Zjarri

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të premteje në bypasin e qytetit të Himarës, ku flakët po përhapen me shpejtësi. Mësohet se flakët të favorizuara nga era e fortë, ku raportohet se deri më tani janë djegur disa shtëpi.

Në pamjet e publikuara shihen sesi flakët kanë arritur lartësinë mbi ndërtesat shumëkatëshe të njësive hoteliere në zonë.

Raportohet se për shkak të situatës së krijuar, Policia ka bllokuar qarkullimin në bypass-in e Himarës, në mënyrë që të kalojnë mjetet e emergjencës që të angazhuara në operacionet për shuarjen e zjarrit.

Pas lajmërimit për evakuim, qytetarët e Himarës, po përpiqen të largohen sa më shpejt nga zonat ku flakët janë afruar pranë banesave dhe bizneseve. Ndërsa bllokimi i bypassit të Himarës, ka bërë që banorët të gjejnë rrugë të tjera alternative.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese