Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri i madh rrezikon qytetin! Policia bllokon qarkullimin në bypass-in e Himarës, lejon vetëm mjetet e emergjencës

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri i madh rrezikon qytetin! Policia bllokon qarkullimin në bypass-in e
Zjarri në Himarë

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të premteje në bypasin e qytetit të Himarës, ku flakët po përhapen me shpejtësi. Mësohet se flakët të favorizuara nga era e fortë, ku raportohet se deri më tani janë djegur disa shtëpi.

Raportohet se për shkak të situatës së krijuar, Policia ka bllokuar qarkullimin në bypass-in e Himarës, në mënyrë që të kalojnë mjetet e emergjencës që të angazhuara në operacionet për shuarjen e zjarrit.

Pas lajmërimit për evakuim, qytetarët e Himarës, po përpiqen të largohen sa më shpejt nga zonat ku flakët janë afruar pranë banesave dhe bizneseve. Ndërsa bllokimi i bypassit të Himarës, ka bërë që banorët të gjejnë rrugë të tjera alternative.

Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve që të evakuohen menjëherë nga shtëpitë, bizneset apo ambientet e rrezikuara për të mbrojtur jetën e tyre. Po ashtu kryebashkiaku Tavo iu sugjeron zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të kontaktojnë me shërbimet e emergjencës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese