Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka thënë se me plotë të drejtë Komisionerja e BE-së, Marta Kos, ka anuluar vizitën e saj në Beograd pas nderimit që Serbia ia ka bërë kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç.
Ischinger ka thënë se një akt i tillë i nderimit të një vrasësi masiv është i neveritshëm dhe ka pyetur nëse presidenti serb, Aleksander Vuçiç, iu ka kërkuar falje familjeve të viktimave.
“Marta Kos ka plotësisht të drejtë. Çfarë akti i neveritshëm të përpiqesh të nderosh kujtimin e një vrasësi masiv të dënuar. A u ka kërkuar falje Presidenti Vuçiç familjeve të viktimave?” ka shkruar Ischinger.
Komisionerja e Zgjerimit e Bashkimit Evropian, Marta Kos, anuloi të premten një vizitë në Serbi për shkak të asaj që ajo e përshkroi si "lavdërim" të ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladiç, pas vdekjes së tij.
@MartaKosEU is absolutely right. What a despicable act to try to honor the memory of a convicted mass murderer. Has President Vucic apologized to the families of the victims? https://t.co/fw1AAEgLMu
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) September 5, 2026
Mladiç u dënua për gjenocid nga një gjykatë e OKB-së, por mbetet një hero për shumë serbë. Eshtrat e Mladiçit u transportuan për në Beograd me një aeroplan qeveritar serb nga Haga e Holandës, të enjten, një javë pas vdekjes së tij dhe disa ditë para varrimit të tij në varrezat e Beogradit.
Mladiç u dënua në vitin 2017 me burgim të përjetshëm për orkestrimin e masakrës së më shumë se 8,000 myslimanëve në Srebrenicë në vitin 1995; rrethimin disavjeçar të kryeqytetit boshnjak të Sarajevës gjatë konfliktit të viteve 1992-95; dhe krime të tjera lufte, duke përfshirë ngritjen e kampeve të përqendrimit për civilët jo-serbë të ndaluar dhe ushtarët armik.
