Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Edi Rama garanton banorët e Himarës dhe Fierit: Do bëjmë vlerësimin e dëmeve dhe rasteve që kanë nevojë urgjente

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama garanton banorët e Himarës dhe Fierit: Do bëjmë
Foto nga Himara

Mbrëmja e djeshme ka qenë e vështirë për qytetet e Fierit dhe Himarës, ku flakët u përhapën me shpejtësi duke kërcënuar banesa, hotele dhe biznese. Zjarri u favorizua nga era e fortë dhe temperaturat e larta, duke bërë që zjarrfikësit të luftonin me flakët.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Fieri dhe Himara kanë kaluar një natë të vështirë, ndërsa aktualisht situata paraqitet nën kontroll.

Po ashtu Rama theksoi se aktualisht nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara, ndërsa strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve.

“Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë.

Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve

Bashkia do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente," shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese