Ministria e Mbrojtje ka përditësuar situatën e zjarri që ka përfshirë zonën e Levanit në Fierit. Deri më tani janë evakuuar 10 familje dhe fatmirësisht dhe nuk ka persona të lënduar.
Po ashtu në njoftim theksohet se zjarri ka prekur oborret e disa banesave, përfshirë edhe banesa të braktisura, ndërsa vijon vlerësimi i situatës për ndërhyrje.
Sipas Mbrojtjes, për fikjen e zjarreve janë angazhuar 2 helikopterëve të Forcave të Armatosura, 1 avioni Air Tractor, 13 mjete zjarrfikëse, 4 autobote uji, 55 efektivë të MZSH-së dhe 90 punonjës të Policisë së Shtetit.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:
Informacion për situatën aktuale të zjarrit në Fier
Vazhdon operacioni për vënien nën kontroll të vatrave në fshatrat Drizë, Vadhizë, Radostinë, Peshtan dhe Levan, me angazhimin e 2 helikopterëve të Forcave të Armatosura, 1 avioni Air Tractor, 13 mjete zjarrfikëse, 4 autobote uji, 55 efektivë të MZSH-së dhe 90 punonjës të Policisë së Shtetit.
Deri tani janë evakuuar 10 familje dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Zjarri ka prekur oborret e disa banesave, përfshirë edhe banesa të braktisura, ndërsa vijon vlerësimi i situatës.
Aktualisht, vatrat vijojnë me intensitet në Vadhizë dhe Peshtan, ku operacioni për izolimin dhe shuarjen e tyre vijon pa ndërprerje.
