Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bllokohet aksi Fier-Levan, flakët po përpijnë çdo gjë, banorët shpërthejnë në lot: U dogj shtëpia, ku të shkojmë? Kam djalin e paralizuar (DËSHMITË)

Shkruar nga Newsbomb
Bllokohet aksi Fier-Levan, flakët po përpijnë çdo
Zjarri në Fier

Situata me flakët në qytetin e Fierit prej mesditës së sotme vijon të jetë alarmante, pasi raportohet se zjarri është akoma aktiv, madje flakët janë favorizuar nga era dhe temperaturat e larta duke u përhapur më shumë e duke rrezikuar banesat e zonës. Mes lotësh e në panik nga zjarri që ka prekur zonën e Qafës së Koshovicës, banorët janë shprehur për mediat të tmerruar nga situata e ndodhur, ndërsa njëra prej tyre thotë se shtëpia e saj është djegur.

“Këta më vijnë mua si laro të gjithë. Çfarë avioni more, shtëpia ime u dogj” thotë banorja në një reagim të bërë për mediat.

 Një tjetër banore e zonës, e frikësuar dhe e pashpresë nga flakët që kanë përpirë sot vendin, është shprehur po ashtu se zjarri po i afrohet shtëpisë së saj ku ajo jetonte së bashku me djalin të cilin e ka të paralizuar.

“Në shtëpi po mbërrin zjarri. Këtej kam njerëz po i kam larg. Të sëmurë jemi. Djalin e kam të sëmurë të paralizuar” thotë qytetarja për mediat.

Po ashtu bëhet me dije se dy persona që thuhet se janë banorë të zonës së Qafës së Koshovicës janë shoqëruar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore nga bluzat e bardha, pasi janë parë në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Teksa zjarrfikësit janë  në luftë me flakët e vijojnë punën për normalizimin e situatës bëhet me dije se për shkak të zjarrit të madh që ka prekur sot Fierin është pezulluar përkohësisht qarkullimi i makinave në rrugën e vjetër Fier–Levan. Ndërsa njoftohet se ka nisur ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët e mëdha që kanë përfshirë sot Fierin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese