Pas më shumë se gjashtë javësh, Kuvendi do të rikthehet në punë të martën e 8 shtatorit. Këtë të premte kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur deputetët në seancën e parë plenare publike pas përfundimit të pushimeve verore
Ndërkohë është publik edhe rendi i ditës, ku fillimisht do të jetë çelja e sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, miratimi i procesverbaleve të së seancës se 27 korrikut dhe në fund do të paraqiten projektligjet e propozuara nga deputetët.
Seanca e parë plenare do të ketë tri pika kryesore në rendin e ditës:
-Hapja e punimeve: Çelja zyrtare e sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, mbështetur në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës dhe rregulloren e parlamentit.
-Miratimi i procesverbaleve: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga seanca e fundit plenare e zhvilluar më 27 korrik 2026.
-Njoftimet zyrtare: Paraqitja e njoftimeve mbi projektligjet e depozituara dhe nismat e reja parlamentare.
Kujtojmë që seanca e fundit në Kuvend ishte ishte zhvilluar më 27 korrik, ndërsa rikthimi i deputetëve në sallën e Kuvendit shënon nisjen zyrtare të sesionit të ri parlamentar.
