Kam ndjekur me shumë interes lojën e luftërave midis Qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, në insistimin e këtyre të fundit për të rritur pagat mbi koeficientët që përcakton tabela kombëtare e pagave për të gjitha institucionet e vendit tonë.
Nisur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mund të pranoj që Qeveria bëri një lojë duke e dërguar në Kuvend projektligjin për rregullimin e pagave të sistemit të drejtësisë, një ditë para se të përfundonte afati i përcaktuar nga kjo Gjykatë.
Formalisht, Qeveria e kapërceu lumin duke ia lënë barrën e miratimit të projektligjit Parlamentit, që nuk është Qeveria.
Gjykata Kushtetuese, kur mori vendimin dhe përcaktoi që Qeveria duhet ta zgjidhë këtë çështje deri më 31 Korrik, harroi që projektligjet i miraton Parlamenti dhe jo Qeveria. Ajo vetëm i propozon. Nga propozimi i saj deri në miratimin nga Parlamenti mund t’i ndajë një lumë i tërë.
Pra, Gjykata Kushtetuese i vuri detyrë dikujt që nuk e ka kompetencën të plotë dhe nuk e kontrollon dot procesin deri në fund.
Për këtë duhet të përgjigjet Gjykata Kushtetuese, e cila jo pak herë është përdredhur si qeni i kallajxhiut kur nuk dëshiron të marrë vendime të sikletshme.
Më pas vjen çështja themelore juridike:
Gjykata Kushtetuese ngarkoi Qeverinë dhe i vuri afat të zgjidhë çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë deri më 31 Korrik 2026.
Supozojmë që Qeveria neglizhoi dhe nuk e zbatoi këtë detyrë.
Lind pyetja: mbi çfarë baze ligjore KLGJ dhe KLP mblidhen dhe përcaktojnë pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve?
Kush ua dha këtyre institucioneve këtë të drejtë?
Ligji për pagat ia jep këtë të drejtë Qeverisë dhe Parlamentit.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka përcaktuar që, nëse Qeveria nuk e plotëson këtë detyrim, KLGJ dhe KLP kanë të drejtë të përcaktojnë pagat e tyre.
Si është e mundur që dy organizma ligjzbatuese të angazhohen në një veprim antiligjor, kur ligji këtë kompetencë nuk ua jep atyre, por ia ka dhënë Qeverisë dhe Parlamentit?
Mbi çfarë baze rrisin pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dy institucionet të cilët konsiderohen ajka e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit?
Akoma më keq, prokurorët trima kërcënojnë Ministrinë e Financave që, nëse deri sot në orën 16:00 nuk lëvrohen pagat e reja të përcaktuara nga KLGJ dhe KLP, ata do të fillojnë ndjekjen penale ndaj punonjësve të Ministrisë së Financave.
A konsiderohet ky puç kushtetues?
A e kuptoni në çfarë marrëzie është futur sistemi ynë i drejtësisë?
A kuptoni çfarë shteti leshi kemi ndërtuar dhe çfarë reforme kemi bërë në drejtësi?
A e dalloni dot që ata që ishin në sistemin e vjetër të drejtësisë ishin më të ekuilibruar dhe më të kufizuar se të marrët që kemi futur në sistemin e ri të drejtësisë?
A e kuptoni sa pa takt, sa sipërfaqësore, sa pa formim janë, me nder, elita e sistemit të ri të drejtësisë?
Për këta duhet të vazhdojmë të sakrifikojmë dhe të shpresojmë që do të bëjnë drejtësi në këtë vend?
Turp për çfarë shteti qesharak paskemi ngritur dhe çfarë reforme komike paskemi bërë!
???? kete here ke shume te drejte. Sistemi i drejtesise me pare kishte frike nga politika te pakten. Tani i eshte mbushur mendja se jane te derguarit e zotit ne toke e mund te bejne si te duan dhe nuk pergjigjen te askush. Vetem zoti nuk jep llogari te gjithe frymoret e tjere duhet te pergjigjen diku.
Po ju me cte drejte i rritet pagat tuaja si deputete? Dhe ty duhet te te vije turp qe flet per kete problem dhe nuk te shqeteson fakti qe kuvendi nje vendim te gjykates kushtetuese nuk e zbaton por e tund si leter bakalli? Kjo duhet te te shqetesoje fshatari i devollit dhe jo te kerkosh llogari se perse KLGJ dhe KLP rrisin pagat e magjistrateve. Keshtu thoshte dhe Bashkim Fino kur behesh ligji per Vetingun se pse magjistratet ti kene rrogat e larta, ndersa per vete mori parate e shqiptareve per Tu kuruar jashte vendit. Dhe ne mund te themi pse duhet te shkonte jashte dhe te haxhoheshin parate e popullit kur shume mire mund te mjekohej ne shqiperi.
Komentues qen. Edmond Spahuo nuk ështe deputet. Pagat i kane rritur ne kete legjislatur Sali Halja me shoke kurse keta shkerdhatat pa shkollë por me diplom gjirizesh te KLP dhe KLG marrin rroga stratosferike megjithëse jane fytyra me te percudnuara te sistemit te drejtësisë. Patjeter qe duhet te jesh ndonje nga keto qen dhe si pa men që je permend parat e Finos për kurim qe mund ti siguronte nga çdo fondacion si Sali kerma 6 milion për te hequr non graten dhe i hoqen nje rryp ne prapanice
Unë një gjë mund të them që reformën në drejtësi e bëri PSja. Tani Rama të zgjidhë çështjen mqs ai është reformatori. Ndërkohë Beqja dhe Veliaj ndodhen në burg me vite pa u dënuar nga gjykatat. Një lëmsh që Rama gjithmonë mundohet të bëjë pa pyetur të tjerët.
Deri dje thoshit qe reformen e beri Europa me Ameriken, sa ngeli sharra ne gozhde, e paska bere Rama. E verteta eshte se Rama e beri kete reforma dhe reforma eshte nje proces, nje institucion qe duhet te mbese i pavarur. Sot keta krrica kemi per juriste, amanet nga sistemet e para, te shpresojme qe neser pasneser, per 5-10 vjet ndoshta mje brez i ri juristesh me integritet hyn ne keti institucione dhe u jep formen qe duhet Flamingot dhe gomeret qe pretestojne, duhet te vene e te protestojne perpara institucioneve te drejtesise per cdo shkelje lighi qe bejne (shiko Rumanine e 15-20 vjeteve me pare) dhe jo te thone, Rama e beri kete reforme dhe ta gezoje. Rama eshte dhe pak kohe, por institucionet do i mbesin kesaj shoqerie mesjetare qe kemi. Eshte koha te emancipohemi dhe te luftojme per institucione, jo per emra e mbiemra. Deshtimi i reformes ne drejetesi eshte nje fatkeqesi ler popullin tone, jo per Edi Ramen.
E megjitheate Refornes ne Drejtesi i ka dale per zot Edi Ramam jo Sali vrasesi. Ky eshte fakt i pamohueshem.
Or kokeloqe sanço 14.11, mos shaj shoqerine se eshte pikerisht kjo shoqeri qe voton per 4 mandate ramen dhe socialistet. Kete lloj reforme e mori persiper Rama dhe socialistet dhe atehere gjithe votuesit socialiste u pergjigjen pozitivisht ne mbeshtetje te saj.Nëse sot paskemi standarte jo europiane ne sistem ,uri te tërbuar per lekë dhe njerëz te pashkolluar atëherë ku ishin "reformatorët "kur u be vetingu ??? Futja e kokes ne rere si struci prej "reformatoreve" nuk sjell asnji zhvillim ,sepse njerezit duan standarte europiane sot ne sistem dhe nuk mund te presin edhe 40-50 vite qe koha te bejne te veten dhe sistemit te pastrohet nga njerezit e saliut dhe gitës.
Pse lodheni .Kemi shtet rumpalle qe po lem kokren e namit.Vazhdo Rame keshtu.Ky popull gallat do,dhe ti je gallataxhi nderkombetar
Pa frike mund te them se 50% e prokurorve dhe gjykatsve jan Olso Dado,pra rrugec ordiner,letyre e gjall,nuk ka ku ti kapi qeni. Ishim shume mire kur ishim keq.
Edmond Spaho ke plotēsisisht tē drejt por pēr ty ėshtē shum von ky reagim se ke pasur mjaft koh tē tregoje dinjitetin tēnd. Tani ska vler kritika jote.