Një person është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës, pasi dyshohet se ka vendosur zjarrin në zonën e bypass-it të Vlorës, ku flakët përfshinë mbrëmjen e së premtes edhe lagjen nr. 1 në Himarë.
Personi i shoqëruar është një çoban i zonës, i cili kullot bagëtitë në territorin pranë bypass-it. Sipas dyshimeve paraprake të autoriteteve, ai mund të ketë lidhje me vendosjen e flakëve, ndërsa po kryhen hetime për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Zjarri, i favorizuar edhe nga era e fortë, u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit, duke rrezikuar banesa dhe biznese. Si pasojë, gjashtë banesa u dogjën plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Për shkak të rrezikut, banorët dhe turistët që ndodheshin në zonë u detyruan të largoheshin nga banesat dhe strukturat ku qëndronin.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave punuan gjatë gjithë natës për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Në orët e mëngjesit, situata u vu nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen përfundimtare të vatrave.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse personi i shoqëruar është përgjegjës për zjarrin dhe për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.
Zoteria qe ka vene zjarrin te shes bagetite e te paguaj demin. Mos e futni ne burg se nuk ka faj populli te ushqej ate.
Varreni ne litar ne mes te Himares, pa gjyq e temena. Ose digjeni ne nje turre drush mes qytetit, qe te vene mend te tjeret. Ndryshe cdo pabuks e i pastrehe mund te ven nji zjarr qe te futet ne burg per te ngrene e pir, per doktor e shoqni. Ore, mos ketyre zjarrvenesve ua kane mesuar zanatin molotovistet e PD-se famekeqe?