Gonxhja: Muzeu Etnografik i Vlorës, godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, nuk do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

5 Shtator 2026, 09:29Kulturë TEMA
Gonxhja: Muzeu Etnografik i Vlorës, godina historike ku u themelua Klubi

Muzeu Etnografik i Vlorës, godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, nuk do të kthehet në muze hebraik, nuk do të tjetërsohet dhe nuk do t’i hiqet Bashkisë Vlorë.

Kështu deklaroi sot ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

“Ende në zyrë dhe dua të ndaj me ju një sqarim të rëndësishëm për deklaratat e pavërteta që po qarkullojnë prej disa ditësh për Muzeun Etnografik të Vlorës, ndaj dua ta sqaroj qartë: godina historike ku, në vitin 1908, u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, nuk do të kthehet në muze hebraik, nuk do të tjetërsohet dhe nuk do t’i hiqet Bashkisë Vlorë”, shprehet Gonxhja.

Ajo godinë, thekson ministri, do të vazhdojë të jetë Muzeu Etnografik dhe do të restaurohet e muzealizohet duke ruajtur historinë, identitetin dhe simbolikën e saj patriotike.

“E drejta për të protestuar është e padiskutueshme, por historia e Vlorës nuk mund të mbrohet me lajme të sajuara, gjuhë urrejtjeje dhe përçarje. Faktet janë të qarta: Muzeu Etnografik nuk po tjetërsohet, nuk po ndryshon destinacion, por do të rijetësohet si një hapësirë bashkëkohore dhe e denjë për historinë e Vlorës”, shprehet Gonxhja. A.K./TemA

3 Komente

  1. T
    Tironci

    Absolutisht,koha me e papershtateshme per ngritjen e nje Muzeu Hebraik ! Pse ? Realisht,Izraeli eshte shteti me kriminel i shekullit te Ri !! Kne vrare mbi 70 mije qenie humane,nga te cilet mbi 30 mije femije te moshes nga 0 deri ne 15 vjec !! Eshte nje Turp !! Te pakten nga te gjitha shtetet Europiane,ne keto vite dhe aktualisht,po mbajne nje marredhenie te "profilit te ulet" me Izraelin !! Lufta dhe vrasjet masive !! Qeveria Rama po demonstron realisht nje Servilizem te Peshtire ndaj Izraelit ! (ka shume shembuj) ! Kjo nuk perfaqeson aspak ndjenjat e popullit tone !! Tironci

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agim

      Shqipria e Shqiptarve Vdekje Tradhetarve

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pike e zeze

        Po tani, o Zileeeee... na cave trapin, shiko pensionin leria ndonje te riu politiken se le nam me nja 4-5 pleq aty....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje