Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

5 Shtator 2026, 09:00Politika TEMA
Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku merr pjesë në edicionin e 52-të të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”, që zhvillohet në Cernobbio, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë politikë, institucionalë dhe ekonomikë nga Evropa dhe më gjerë.

Këtë të shtunë, Rama do të jetë pjesë e panelit “Agjenda për Evropën”, në debatin me temë “Mesdheu i zgjeruar”, së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković. Diskutimi do të moderohet nga ish-Kryeministri italian Paolo Gentiloni, aktualisht President i Këshillit Këshillimor të EIB Global.

Punimet e së shtunës nisin në orën 08:30, ndërsa përpara panelit Rama-Plenković është parashikuar një ndërhyrje e Presidentit të Këshillit Europian, António Costa.

Në fokus të Forumit janë zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike, pozicioni i Evropës në botë, sfidat globale, siguria dhe mbrojtja evropiane, si dhe roli i Mesdheut në arkitekturën e re evropiane dhe ndërkombëtare.

1 Komente

  1. N
    Nastradini

    hahahahahahahahaha E kuptueshme, duhen bere pazaret e vjeshtes dhe pastaj sfidat globale qe duhet ti marrre persiper burri i Lindes me kapele. E parashikova qe dje. hahahahahahahahaahah

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje