Situatë alarmante në Himarë, flakët avancojnë drejt zonave të banuara, kryebashkiaku Tavo thirrje banorëve: Largohuni nga shtëpitë

4 Shtator 2026, 22:50Kronika TEMA
Situatë alarmante në Himarë, flakët avancojnë drejt

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, u ka bërë thirrje banorëve të Himarës që të largohen nga shtëpitë e tyre, bizneset apo ambiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën e tyre, teksa zjarri masiv që ka përfshirë qytetin po avancon.

Teksa ka bërë publik disa numra kontakti në terren, Tavo u ka bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë ndihmën e organeve të Policisë së rendit, Policisë Bashkiake, zjarrfikësve dhe urgjencës mjekësore në çdo kohë.

Njoftimi i Tavos:

THIRRJE URGJENTE

PËR BANORËT E HIMARËS!

Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banuara, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo ambiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën.

Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë së rendit, policisë bashkiak, zjarrfikësve dhe urgjencës mjekësore në çdo kohë.

Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!

NUMRA KONTAKTI NË TERREN

+355 69 600 0200

+355 69 260 4355

+355 69 478 6723

+355 69 726 6533

+355 69 252 1907

+355 69 240 6302

+355 69 539 2571

+355 69 580 3899

+355 69 323 7130

+355 69 463 6213

2 Komente

  1. A
    Aman

    Pash njat Zot cka eshte tuj ndodhe,,,, a po kini pak meshire,,,, jane shtepia nuk jane ksolle,,, pak gjynah o njerez te “ mire’”…. Qetabi kund nuk e thot,,, as n’Ungjith kund nuk thuhet,,, ju ju vrafte i madhi Zot,,, po me flaken ashtu nuk luhet…O shqi ptar o njerez te Zotit,,, beni thirrje qafirave t’mjere,, se kjo toke e Kastriotit,,, eshte shenjte e me nder… Hiqni shkrepsat e cakmakun,,, se mbi ju do shkrep vetima,,, mos ndezni pyjet edhe pragun,,, se do keni shume ndeshkime

    Përgjigjjuni
    1. K
      Katunari

      Mos u lodh o shoku,derisa te kete kto lloj kafshesh ne qarkullim ky muhabet do jete,nuk e kuptojme se domin po ja bojme vetes,mase rregullohet kur te kapin noj nji dhe ta varin per bolesh aty ke zjarri qe vejne ndryshe ska zgjidhje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje