Konflikti SHBA-Iran/ Trump paralajmëron goditjen e objektit bërthamor të fortifikuar: Mund të ndodhë shumë shpejt

4 Shtator 2026, 22:40Bota TEMA
Konflikti SHBA-Iran/ Trump paralajmëron goditjen e objektit bërthamor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se forcat amerikane mund të ndërmarrin së shpejti një sulm ndaj një objekti të fortifikuar bërthamor në Iran, të cilit autoritetet amerikane i referohen me emrin e koduar “Axina Mountain”.

Deklarata është bërë nga Trump gjatë një prononcimi për gazetarët, teksa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të jenë të larta.

Sipas informacionit të publikuar, “Axina Mountain” është emri i koduar për një strukturë të fortifikuar bërthamore iraniane, e vendosur pranë kompleksit bërthamor të Natanzit. Objekti përfshin dy komplekse tunelesh të ndërtuara thellë nën tokë.

Trump ka lënë të hapur mundësinë e një goditjeje amerikane ndaj këtij objekti në një afat shumë të afërt, duke e cilësuar ndërkohë konfliktin me Iranin si diçka që, sipas tij, është e lehtë për t’u përballuar nga Shtetet e Bashkuara.

 

6 Komente

  1. g
    gjuha shqipe

    objekti i fortifikuar berthamor = kar i forte

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk eshte e mundur, jo

      Usa nuk do ta lejoje nje te lojtur ne krye te saj te permend goditje si ato ne Hiroshima e Nagasaki. Po nese Irani e ka marre armen berthamore nga Koreja e Veriut, me okay nga Rusia e Kina.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cmenduria nuk ka brina

        Gjeniu hyri ne gjolin e iranianeve dhe ngeci aty e nuk del dot, ha ha ha.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Amerika në dorë të kaubojsëve!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Igor

            Or Idiot ti je tue bombarduar adresat e gabuar fajtori nr 1 ndodhet ne Tel a Viv dhe jo ne Teheran por ti nuk te pelqen e verteta ti ndjek rugen e gabuar zgjohu nji here e pergjithmon nga gjumi se ti e con boten ne luften e 3 boterore kure dota kuptoni se jeni gabim.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Meti

              Forca gjigand duhen zhdukur islamiket vetem ti je dermani i tyre

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje