Është duke u luajtur momentalisht sfida mes FC Kharkiv dhe Obolon, i vlefshëm për javën e pestë të Premier League-s ukrainase, rezultati 4-0.
Protagonistë në këtë fitore që po arrijnë vendësit janë bërë sërish ish-yjet e Dinamos, Peter Itodo dhe Baton Zabërgja. Itodo shënoi të parin nga pika e bardhë në minutën e 9-të, përpara se Zabërgja të shërbente saktë në të 13-tën për Paracon te goli i dytë.
Sërish Itodo gjeti rrjetën një minutë më vonë, i shërbyer saktë nga Kalyuzhnyi.
Një tjetër paraqitje fantastike nga dy lojtarët që kanë lënë gjurmë me golat në Superiore, sa ishin pjesë e dinamovitëve, nën drejtimin e Ilir Dajës.