Shpresë në Nepal! Nxirret i gjallë nga tuneli nëntokësor punëtori i tretë, 10 ditë pas përmbytjeve katastrofike

Azia

Shpresë në Nepal! Nxirret i gjallë nga tuneli nëntokësor punëtori i tretë, 10 ditë pas përmbytjeve katastrofike

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 12:21
Nxirret i gjallë nga tuneli nëntokësor punëtori i tretë

Një operacion i jashtëzakonshëm shpëtimi është zhvilluar në Nepal, ku një tjetër punëtor është nxjerrë i gjallë nga një tunel nëntokësor, 10 ditë pasi përmbytjet shkatërruese goditën vendin.

Dy punëtorët e parë u shpëtuan disa orë më herët nga i njëjti tunel, në një operacion të cilësuar ndër më të vështirët që prej nisjes së emergjencës.

Punëtorët ndodheshin rreth 180 metra nën sipërfaqe, në tunelin e një projekti hidroelektrik, i cili ishte përmbytur dhe bllokuar nga tonelata baltë dhe mbeturina.

Ekipet e shpëtimit u detyruan të hapnin një kalim të posaçëm, duke shpuar një bosht dhe duke përdorur edhe shpërthime të kontrolluara për të larguar pengesat.

Operacioni u vështirësua nga hapësira e kufizuar, prania e ujit dhe paqëndrueshmëria e strukturave brenda tunelit.

Ndërkohë, autoritetet raportuan edhe shpëtimin e një gruaje nga një banesë e përmbytur në rajonin Nuwakot, një prej zonave më të goditura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat