Benjamin Steak House i shqiptarëve, restoranti i US Open 2026

Diaspora

Benjamin Steak House i shqiptarëve, restoranti i US Open 2026

Nga: Beqir SINA – New York Më: 3 shtator 2026 Në ora: 20:29
Benjamin Steak House

NEW YORK – Benjamin Steak House, i pronësuar nga dy shqiptarë nga Kosova, është edhe këtë vit restoranti i US Open 2026.

Për herë të shtatë radhazi, Champions Bar & Grill i grupit Benjamin shërben në stadiumin "Arthur Ashe" me menu mish të premium, peshk të freskët dhe porterhouse të thatë-pjekur USDA Prime.

US Open është një nga katër Grand Slam-et e tenisit botëror, së bashku me Australian Open, Roland Garros dhe Wimbledon.

Dhe, zhvillohet në USTA Billie Jean King National Tennis Center, në Flushing Meadows, Queens.Stadiumi kryesor, Arthur Ashe, është stadiumi më i madh i tenisit në botë, me mbi 23 mijë vende, dhe ka marr emërin e kampionit Arthur Ashe, i cili vdiq në moshën 49 vjeç .

Për famë dhe vëmendje globale, turneu i tenisit krahasohet shpesh me Kupën e Botës, ku sportistët elitar botëror, media ndërkombëtare dhe miliona shikues celebrojnë çdo vit në Nju Jork.

Përzgjedhja e restorantit me pronar shqiptar Benjamin Steak House në këtë skenë botërore nuk është e rastësishme. Restorati i rentuar Champions ndodhet në nivelin e klubëve të Arthur Ashe dhe i shërben mysafirëve me bileta courtside e suite.

Çka do të thotë të jesh restoranti i privilegjuar i këtij eventi për shtatë vjet rresht tregon se dy shqiptarët kanë hyrë në elitën e gastronomisë së New York-ut.

Pronarët, Benjamin Prelvukaj dhe Benjamin Sinanaj, e ngritën biznesin e tyre siç dihet ashtu si dhjetra bisnesmen shqiptarvtë gastronomis në Nju Jork, nga puna e thjeshtë.

Ata e filluan si kamerierë te Peter Luger. Në ndërkohë që në 2006 hapën restorantin në Midtown. Sot që po flasim për Bejamin Steak House, ata kanë lokacionet e tyre në Manhattan, White Plains dhe Japoni.

Një video e fundit që i bën rreklam këtij restoranti në Nju Jork tregon një ditë të pronarve të saj të vizitoin Sea Fire Grill, Benjamin Prime dhe Steakhouse, pastaj niset drejt Flushing Meadows.

Çdo detaj i Benjamin Prime dhe Steakhouse llogaritet në suksesin e tij. I cili mbetet i njëjti si gjithmonë shërbim familjar dhe cilësi e lartë, edhe në një nga eventet më të mëdha sportive të botës.

Suksesi i tyre tashmë është bër shembull i diasporës shqiptare në SHBA. Nga ata shqiptar që rrugën e suksesit në industrine e gastronomis e kan nisur si kamerierë te pronarë por që tani shërbejnë gatime të shijshme dhe kualitative, çdo ditë në restorantet e tyre në Nju Jork City, përfshirë këtë me elitën e tenisit botëror në US Open Queens NY.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat