Xhuliano Skuka “paralajmëron” Vllazninë disa orë para ndeshjes

Futboll

Xhuliano Skuka “paralajmëron” Vllazninë disa orë para ndeshjes

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 13:01
Xhuliano Skuka

Xhuliano Skuka ende nuk e ka “shijuar” golin e parë për këtë sezon  në Abissnet Superiore.

Në dy javët e para me Partizanin, sulmuesi dibran e ka nisur si titullar, por pa mundur të lërë “gjurmë”.

Sfida e radhës për “Demat e Kuq” është sot prej orës 18:30 në stadiumin “Loro Boriçi” kundër Vllaznisë, java e 3-të në kampionat.

Disa orë para ndeshjes, Skuka ka shpërndarë “story” në Instagram, teksa shfaqet në veprim me topin në këmbë, e ku pas tij qëndron tifozeria e “zjarrtë” e “Demave të Kuq”.

Detaji tjetër përkon edhe me shiritin e kapitenit, ku lojtarit ofensiv i është besuar detyra e liderit në ekip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat