Maresca: Te Man City duhet të fitosh trofe

Futboll

Maresca: Te Man City duhet të fitosh trofe

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 13:30
Enzo Maresca

Enzo Maresca ka thënë se ndihet rehat me presionin për të garuar për trofe çdo sezon te Manchester City, por këmbëngul se fokusi i tij aktualisht është në përmirësimin e ekipit ndeshje pas ndeshjeje.

Trajneri italian ka bërë një nisje të fortë në ‘Etihad’, me Cityn që i ka fituar të dyja ndeshjet e para në Ligën Premier.

Ata do të presin Coventry Cityn sot (e shtunë) përpara se të udhëtojnë në Porto për ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.

Me mbylljen e afatit kalimtar të verës, Maresca e di se e ka skuadrën në dispozicion të paktën deri në janar. Megjithatë, në vend që të shikojë shumë larg, trajneri i Cityt dëshiron që lojtarët e tij të përqendrohen në kuptimin e ideve të tij dhe përmirësimin e performancave të tyre.

O'Reilly synon ta fitojë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve me Man Cityn

“Kur je Manchester City, duhet të garosh dhe të përpiqesh të fitosh tituj dhe ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë”, ka thënë fillimisht trajneri i Cityt.

"Fokusi kryesor është të shohim ekipin të përmirësohet ndeshje pas ndeshjeje. Për mua, fokusi tani nuk është se ku mund të jemi në mars ose prill. Është se si mund ta fitojmë ndeshjen nesër dhe të bëjmë më mirë”.

“Të gjithë trajnerët kanë idenë e tyre. Është çështje fitimi i ndeshjeve dhe mua më pëlqen t'i fitoj ndeshjet në mënyrën që duam të luajmë dhe kjo është e rëndësishme jo vetëm kur e kemi topin, por edhe kur nuk e kemi", përfundoi thënë Maresca..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat