Durrës, zbardhet vendosja e tritolit disa ditë më parë, arrestohen dy persona

5 Shtator 2026 | 14:19

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 28 gusht në lagjen nr. 3, ku u konstatua një sasi lënde plasëse e lidhur me një aparat telefonik celular. Në pranga kanë rënë dy persona, të dy banues në Durrës.

Në vijim të hetimeve të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, është finalizuar operacioni i koduar “Sinjali”.

Si rezultat i veprimeve hetimore, janë arrestuar shtetasit S. Ç., 47 vjeç, dhe M. T., 46 vjeç, të dy banues në Durrës, të dyshuar si autorë të vendosjes së lëndës plasëse.

Ngjarja u regjistrua më 28 gusht 2026, në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit, ku u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre aparate telefonikë celularë, të cilët pritet t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar rolin e tyre në ngjarje.

Dy të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivin e ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar lidhur me problemet e aksesit në Instagram për faqen zyrtare të Euronews Albania, duke e cilësuar situatën si një...
13:44 | 05/09/2026

AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes

Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar (AEJ), ka dënuar mbylljen e faqes së Instagramit të Euronews Albania nga kompania Meta, duke e cilësuar vendimin si...
13:27 | 05/09/2026

AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas bllokimit të aksesit në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram, duke shprehur shqetësim për situatën...
13:03 | 05/09/2026