Florjan Binaj, kandidat për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet artisti në Euronews Albania

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
5 Shtator 2026 | 14:00

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka folur për angazhimin e tij politik dhe mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme, gjatë një interviste këtë të shtunë në Euronews Albania.

I pyetur nëse, në rastin më të keq, do të jetë një kandidat i pavarur që do ta zhvillojë i vetëm këtë betejë, ndërsa në skenarin më të mirë pjesë e një fronti të bashkuar opozitar, Binaj u përgjigj shkurt: “Po”.

Gazetarja këmbënguli për të kuptuar se mbi çfarë mbështetet kjo bindje e tij dhe çfarë e shtyn të mendojë për një angazhim të tillë.

Binaj tha se vendimi lidhet me bindjen se ky është një kontribut që duhet ta japë kushdo që mendon se mund të ndikojë në përmirësimin e shoqërisë.

Aktori shtoi se angazhimi nuk duhet të mbetet vetëm në hapësirën virtuale, por duhet të shoqërohet me veprim konkret.

“Kushdo që mendon që ‘enough is enough’ (mjaft është mjaft), kushdo që mendon që ky qytet mund të përmirësohet, ashtu si çdo qytet, dhe mund të përmirësohet jo nëpërmjet algoritmit, mund të përmirësohet jo nëpërmjet like-ave, mund të përmirësohet jo nëpërmjet komenteve ‘Bravo shefi, yll shefi, sa i bukur shefi’ e postimeve, por sa do kapim e sa do postojmë”, deklaroi Binaj.

Më tej Binaj e thotë qartë se me mbështetjen ose jo të opozitës ai do të jetë një nga kandidatët e Tiranës për bashkinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjike në Tropojë, korrenti i merr jetën punonjësit të Bashkisë, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Tropojë, ku një punonjës i Bashkisë ka humbur jetën pasi ka rënë në...
13:16 | 08/09/2026

“Nuk kam pirë kurrë cigare”, Sarah Khalifa shpërthen në lot pas dënimit me vdekje

Me lot në sy dhe duke kërkuar “mëshirë dhe humanizëm”, prezantuesja egjiptiane Sarah Khalifa ka shpërthyer në sallën e gjyqit, pak ditë pasi u dënua...
12:12 | 08/09/2026

Pagat e magjistratëve, Balla: Respektojmë vendimin e “Kushtetueses” kemi depozituar projektligjin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në Konferencën e Kryetarëve lidhur me debatin për pagat e magjistratëve dhe zbatimin e...
11:57 | 08/09/2026