Penalltia e Kilian Mbappe ndaj Betis duhet të ishte përsëritur.
Këtë tregon rregulli i përditësuar në “IFAB”. Ndaj edhe “Cope” i ka kushtuar një artikull të veçantë, ndërsa Bartra pretendon se ishte diçka e studiuar nga ana e tij.
Bartra është pikërisht lojtari për të cilën bëhet i gjithë debati. Kjo duke qenë se pati ndikim të drejtpërdrejt, duke u bërë lojtari që e devijoi topin në këndore pas pritjes së penalltisë së Mbape.
Dyshimi i vetëm është nëse La Liga e ka zyrtarisht këtë pikë të rregullores të përditësuar. Penalltia u humb në fundin e sfidës, teksa VAR mori kohë për konfirmim nëse duhet të përsëritej. Në fund Betis fitoi 1 me 0 ndaj Realit.
Çfarë thotë rregullorja e përditësuar:
“Nëse një lojtar është në ajër në momentin kur kryhet një rivënie e lojës, për shembull gjatë ekzekutimit të një penalltie, pozicioni i tij përcaktohet tashmë në bazë të pozicionit të projektuar të këmbëve të tij, sikur ato të ishin në kontakt me tokën.
Termi “në ajër” zbatohet vetëm në rastet kur i gjithë trupi i lojtarit është i shkëputur nga toka.
Në rastet e tjera, pozicioni i një lojtari në momentin e rivënies së lojës përcaktohet nga pozicioni i këmbëve të tij ose i çdo pjese tjetër të trupit që është në kontakt me tokën, me përjashtim të rasteve të përcaktuara në Ligjin 11 – Pozicioni jashtë loje (Offside)”.