Besëlidhja e Lezhës synon Superligën

Futboll

Besëlidhja e Lezhës synon Superligën

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 15:22
Pamje

Në nisje të sezonit të ri futbollistik, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, zhvilloi një takim me ekipin e Beslidhjes, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit, Pjerin Fushaj.

Ndreu kërkoi angazhim maksimal nga skuadra për të synuar rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, duke theksuar se Lezha ka një traditë të hershme në këtë sport.

Edhe presidenti i Besëlidhjes, Pjerin Fushaj, si dhe trajneri Elvis Plori, kanë bërë të qartë objektivin e skuadrës për sezonin e ri, që është ngjitja në Superligë.

Falë investimeve dhe mbështetjes financiare të presidencës së klubit dhe Bashkisë Lezhë, Besëlidhja është përforcuar me lojtarë cilësorë, duke synuar të jetë konkurruese në përballimin e sfidave të sezonit.

Vëmendja e skuadrës është përqendruar te kampionati, ku Besëlidhja do të kërkojë të bëjë një tjetër hap përpara dhe të rikthehet mes ekipeve më të mira të futbollit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat