Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi! – Por çfarë po bëjmë ne sot për Nënë Terezën?

Kultura

Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi! – Por çfarë po bëjmë ne sot për Nënë Terezën?

Nga: Gjon Keka Më: 5 shtator 2026 Në ora: 15:24
Nënë Tererza

Sot është e pamundur të mos na kujtohen fjalët e Nënë Terezës kur iu drejtua presidentit amerikan Bill Clinton:

“Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi!”

Më vonë, vetë presidenti Clinton tha se: „ajo ishte personaliteti i parë që e bëri ta kuptonte dhe ta donte kombin shqiptar.“

Megjithatë, sot, pas shumë vitesh lirie dhe pavarësie, është e dhimbshme të shohësh se si nga një pjesë e popullit, nga radikalët islamikë, haxhiqamilët dhe renegatët përbaltet figura e bijës dhe e nënës mbikohore dardane-arbërore.

Ajo përdori gjithë ndikimin e saj botëror për shpëtimin e popullit të Kosovës, ndërsa sot po anatemohet pikërisht nga ata që e gëzojnë këtë liri.

Të mjerë janë ata që nuk arrijnë të kuptojnë se fryma që marrin dhe liria që gëzojnë janë ngritur mbi themelet e bashkëpunimit të figurave të mëdha humane e kombëtare me botën demokratike, duke kthyer sytë e botës së civilizuar drejt nesh.

Sot, këta zëra mohues ofendojnë kryqin që i shpëtoi, si dhe simbolet tona si Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza etj. Kjo është një fatkeqësi e madhe, pasi ata nuk e kuptojnë që liria e tyre u mundësua nga bota e qytetëruar krishtere, europiane dhe euro-atlantike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat