Nis evidentimi i dëmeve nga zjarri në Himarë, Tavo: Po identifikohen familjet e prekura
Pas zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu Himarën gjatë ditës së djeshme, ka nisur evidentimi i dëmeve të shkaktuara, me qëllim identifikimin e familjeve të prekura dhe vlerësimin e nevojave për ndihmë dhe dëmshpërblim.
Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se komisioni i ngritur nga Bashkia Himarë ndodhet në terren dhe po vijon verifikimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, si dhe identifikimin e rasteve që kanë nevojë për mbështetje.
Tavo u ka bërë thirrje banorëve të zonave të prekura që, për të raportuar dëme apo për çdo nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Drejtorinë e Emergjencave pranë Bashkisë Himarë.
Ndërkohë, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe strukturat përkatëse të Bashkisë Himarë vijojnë të jenë të angazhuara në terren, me qëllim normalizimin e plotë të situatës.
Aktualisht, në lagjen “Kalto”, po punohet për hapjen dhe lirimin e akseve rrugore, për të mundësuar qarkullimin e automjeteve, si dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.
Puna dhe ndërhyrjet në terren do të vijojnë pa ndërprerje deri në përballimin e plotë të situatës së krijuar që prej ditës së djeshme.
Strukturat e Bashkisë Himarë vijojnë të jenë në terren dhe pranë çdo familjeje të prekur.

Tragjike në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari humb jetën pasi ra në humnerë (EMRI)
“U fsheh në tualet”, policia jep detaje nga arrestimi i Jozefin Markut
Durrës, zbardhet vendosja e tritolit disa ditë më parë, arrestohen dy persona
- 15:07 Tragjike në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari humb jetën pasi ra në humnerë (EMRI)
- 14:41 “U fsheh në tualet”, policia jep detaje nga arrestimi i Jozefin Markut
- 14:19 Durrës, zbardhet vendosja e tritolit disa ditë më parë, arrestohen dy persona
- 14:12 Rama reagon për varrimin e Ratko Mlladiç! Mesazh Serbisë: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror
- 14:00 Florjan Binaj, kandidat për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet artisti në Euronews Albania
- 13:58 Rama: Integrimi gradual, mënyra për të futur Ballkanin në BE, “7 fëmijët e Ursulës” duhen në tryezë