Mikel Arteta flet për largimin e Gabriel Martinellit

Futboll

Mikel Arteta flet për largimin e Gabriel Martinellit

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 15:54
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, falënderoi Gabriel Martinellin, pas largimit drejt Al-Hilalit.

"Thellësisht mirënjohës, ka qenë kënaqësi të punoja me të, të isha pjesë e këtij rrugëtimi me të”, ka thënë Arteta.

“Gabi që takova së pari herë dhe Gabi që sapo iku, është një transformim i madh, si në anën personale ashtu edhe në atë profesionale”.

"Mendoj se ndikimi që ai pati për klubin, ambicia e tij, dashuria e tij për lojën dhe mënyra se si e ka bërë, mendoj, na ndihmoi të rritemi dhe të arrijmë qëllimet tona. Mendoj se ai ka qenë një lojtar thelbësor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat