Arsenali konsiderohet si skuadra favorite për të fituar Ligën e Kampionëve në sezonin e ri 2026-2027.
Pasi humbën shansin për të triumfuar në edicionin e kaluar, ku u mundën me penallti ndaj PSG-së, të besuarit e Artetës shihen si kandidatët kryesorë këtë vit.
Sipas OPTA-s, kampionët e Anglisë kanë 21.2% shanse për të ngritur trofeun europian duke parakaluar Bajernin e Mynihut dhe Mançester Sitin që mbajnë podiumun e kësaj renditjeje hipotetike.
Dy herë fituesit e Champions-it, PSG-ja renditet në vendin e katërt vetëm me 7.7% mundësi për të përsëritur suksesin europian dhe më pas pozicionohen dy gjigandët spanjollë Barcelona dhe Reali.
Skuadra e Interit, që edicione më parë shihej si një ekip pretendent për shkak të ecurisë pozitive që ka pasur në Champions, këtë herë renditet në vendin e nëntë. Kampionët e Italisë kanë vetëm 3.4% shanse për t’u shpallur kampionë të Europës, diçka që nuk ndodh prej vitit 2010.
Java e parë e fazës së Ligës do të luhet në datat 8, 9 dhe 10 shtator. Finalja e madhe e këtij kompeticioni do të luhet në “Wanda Metropolitano” në Madrid.