Skuadrat shqiptare kërkojnë rezultate pozitive në Mal të Zi

Futboll

Skuadrat shqiptare kërkojnë rezultate pozitive në Mal të Zi

Nga: K.G. Më: 5 shtator 2026 Në ora: 16:11
Stadiumi

Sot zhvillohen tri ndeshje të javës së 6-të të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.

Vëmendje të veçantë tërheq ndeshja Mlladosti dhe skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, pasi skuadra vendase, pas më shumë se gjashtë muajsh, do të rikthehet të luajë në stadiumin e saj, “DG Arena”.

Ndeshjet

Mlladosti Lob.bet – Deçiqi (17:00)
Otrant-Olimpik – Buduçnosti (17:00)
Jezero – Arsenal (20:00)

Ndërkohë, Buduçnosti nga Podgorica do të ndeshet me skuadrën shqiptare në Ulqin, Otrant-Olimpiku.

Në pesë ndeshjet e para ka regjistruar vetëm një fitore dhe dy barazime. Otrant-Olimpiku ka një fitore më shumë dhe dy pikë më tepër se skuadra nga Podgorica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat