Berisha përkujton 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar 10-vjetorin e shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të mëdha të njerëzimit dhe “bijën më të shquar të kombit shqiptar”.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha kujton se më 5 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën e Kalkutës, e cila me jetën dhe veprën e saj në shërbim të të varfërve, të sëmurëve dhe të braktisurve u bë një figurë e njohur në mbarë botën.
Berisha e cilëson shenjtërimin e Nënë Terezës si një “nderim të jashtëzakonshëm” për shqiptarët, duke e vlerësuar atë si dëshmi të vlerave, dashurisë dhe humanizmit që shqiptarët i kanë dhënë njerëzimit.
“Ajo lindi shqiptare, u bë qytetare e botës dhe mbeti deri në fund një bijë krenare e kombit të saj”, shkruan Berisha.
Në përfundim të reagimit, kreu i PD-së shpreh admirim dhe krenari për Shën Nënë Terezën, duke e cilësuar atë “bijë të madhe të kombit shqiptar”.
Reagimi i plotë:
“Përvjetori i shenjtërimit të nobelistes shqiptare, Shën Nënë Terezës
Të dashur miq,
Sot është një ditë e shënuar për kombin shqiptar dhe për mbarë botën e krishterë. Sot kujtojmë përvjetorin e shenjtërimit të bijës më të shquar të kombit shqiptar, Nënë Terezës.
Më 5 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën e Kalkutës, gruan shqiptare që me jetën, veprën dhe dashurinë e saj për të varfrit e të pamundurit u bë një nga figurat më të mëdha të njerëzimit.
Në atë ditë historike, Papa Françesku e cilësoi Nënë Terezën si “shpërndarëse të mëshirës hyjnore”, duke nderuar përmes saj një jetë tërësisht të përkushtuar ndaj njeriut, veçanërisht ndaj atyre që nuk kishin më asgjë, përveç nevojës për një dorë të shtrirë dhe një zemër që t’i donte.
Për ne shqiptarët, shenjtërimi i Nënë Terezës ishte një nderim i jashtëzakonshëm. Ishte kurorëzimi i një jete të rrallë, por edhe një dëshmi madhështore e vlerave që shqiptarët kanë mundur t’i japin njerëzimit.
Ajo lindi shqiptare, u bë qytetare e botës dhe mbeti deri në fund një bijë krenare e kombit të saj.
Me përulësi, admirim dhe krenari, ne kujtojmë sot Shën Nënë Terezën, gruan që ia kushtoi jetën më të varfërve, të sëmurëve, të braktisurve dhe të vuajturve; gruan që u dha miliona njerëzve shpresë, dinjitet dhe dashuri.
Nënë Tereza është një nga dëshmitë më të ndritshme se madhështia e një kombi nuk matet vetëm me fuqinë apo pasurinë e tij, por me vlerat, dashurinë dhe humanizmin që ai i dhuron njerëzimit.
Lavdi përjetë kujtimit të Shën Nënë Terezës, bijës së madhe të kombit shqiptar!”, shkruan Berisha.
Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev, pritet takimi me delegacionin amerikan
Përfshihet nga flakët automjeti brenda tunelit panoramik në aksin Elbasan–Tiranë (VIDEO)
Nis evidentimi i dëmeve nga zjarri në Himarë, Tavo: Po identifikohen familjet e prekura
- 16:03 Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev, pritet takimi me delegacionin amerikan
- 15:59 Përfshihet nga flakët automjeti brenda tunelit panoramik në aksin Elbasan–Tiranë (VIDEO)
- 15:34 Nis evidentimi i dëmeve nga zjarri në Himarë, Tavo: Po identifikohen familjet e prekura
- 15:07 Tragjike në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari humb jetën pasi ra në humnerë (EMRI)
- 14:41 “U fsheh në tualet”, policia jep detaje nga arrestimi i Jozefin Markut
- 14:19 Durrës, zbardhet vendosja e tritolit disa ditë më parë, arrestohen dy persona