Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Sfidon" Berishën, Florjan Binaj rishpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Kryeqyteti duhet t’u rikthehet qytetarëve

Shkruar nga Newsbomb
"Sfidon" Berishën, Florjan Binaj rishpall kandidaturën
Flor Binaj dhe Bashkia e Tiranës

Thuajse një vit pasi u caktua si kandidat i përbashkët i opozitës për Bashkinë e Tiranës, por zgjedhjet u anuluan pasi Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të Erion Veliajt, duket se Florjan Binaj nuk ka hequr dorë nga gara për kryeqytetin.

Këtë të shtunë, Binaj ka pranuar se do të garojë si i pavarur, teksa ka argumentuar se kryeqyteti ka nevojë për një drejtues që nuk përfaqëson një parti politike.

Gjatë një prononcimi për Euronews Albania, Binaj deklaroi se Tirana duhet t’u rikthehet qytetarëve dhe se drejtimi partiak i bashkisë nuk u ka sjellë përmirësim të jetesës banorëve të kryeqytetit.

“Kushdo që mendon që ‘enough is enough’ (mjaft është mjaft), kushdo që mendon që ky qytet mund të përmirësohet, ashtu si çdo qytet, dhe mund të përmirësohet jo nëpërmjet algoritmit, mund të përmirësohet jo nëpërmjet like-ve, mund të përmirësohet jo nëpërmjet komenteve ‘Bravo shefi, yll shefi, sa i bukur shefi’ e postimeve, por sa do kapim e sa do postojmë”, deklaroi Binaj.

Më tej, aktori tha se mendon se po bën gjënë e duhur dhe se po jep kontributin e tij.

“Unë mendoj që kjo është gjëja e duhur që duhet të bëj, jo vetëm unë, por kushdo që ka një kontribut në shoqëri”, tha ai.

Kujtojmë që kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar publikisht se është tërhequr nga marrëveshja me partitë e tjera për kandidatin për Bashkinë e Tiranës. Ndërsa, në daljet e tij publike, mjeku Ilir Alimehmeti nuk e ka shprehur ambicien e tij për të garuar në Tiranë, teksa figura e tij gjen mbështetje të gjerë mes demokratëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese