Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë
05.9.2026 - 16:31
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Rasti është shënuar në orën 04:00 të mëngjesit të së shtunës, më 05.09.2026.
I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Ndërkohë, policia, në koordinim me prokurorinë, ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar si vrasje në tentativë” – ka deklaruar Ahmeti.