Pierre Galsy me Alpine siguroi “pole position” në pistën e Monza, e vlefshme për garën e Cmimit të Madh të Italisë në Formula 1.
Piloti francez korri “pole” e parë në karrierën e tij, duke befasuar të gjithë me paraqitjen në pistën ku ka korrur edhe fitoren e tij të vetme, 6 vite më parë.
Ai dha kohën 1’21”786, duke qenë 60 të mijëtat më i shpejtë se George Russell, i dyti me Mercedes.
Piloti britanik dukej i sigurt për “pole”, por në fund do të kënaqet me vendin e dytë. Në vijën e dytë të nisjes janë Oscar Piastri me McLaren (vendi 3) dhe Charles Leclerc me Ferrari (vendi 4).
Në vendin e pestë u klasifikua Lewis Hamilton me makinën tjetër Ferrari e pas tij Max Verstappen me Red Bull (vendi 6). Piloti i shtëpisë, Kimi Antonelli me Mercedes, u rendit i shtati. Por, italiani do ta nisë garën nga vendi i fundit, pas ndryshimeve që ka bërë në njëvendëshen e tij.