Gazetari Artan Hoxha i ftuar në News24, ka komentuar arrestimin në Durrës të biznesmenit të kërkuar nga SPAK Ergys Agasi. Gazetari ka vënë në pikëpytje arrestimin e Agasit, ku tha se para ndalimit, atij iu hoq “imuniteti”.
Sipas tij, një personazh me pushtetin e biznesmenit, nuk mund që të arrestohet nga dy policë të grupit të gatshëm.
“Është një arrestim pas 10 muajsh, jo se Agasi ishte njeri nuk e dinin se ku ishte. Thjesht pas 10 muajsh imunitet, Ergys Agasit iu hoq imuniteti dhe u ndal zbuluar që ta arrestonte shoferi i grupit të gatshëm të Komisariatit të Durrësit dhe një polic i shqiponjave. Një personazh kaq i madh me këto lidhje dhe pushtet, e kapin dy policë të grupit të gatshëm. Regjisori duhet ta bënte pak më interesante. Mund të jetë arrestimi më i dokumentuar në Shqipëri se në çdo cep ishte një polic që i shkrepte foto”, deklaroi Hoxha në News24.
Më tej Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se Ergys Agasi është arrestuar për t’iu mbyllur goja dhe arrestimi ka qenë “një dorëzim i kontrolluar”.
“Nuk shpresoj më që të flasë. Do të negociohet supa e burgut dhe ndonjë favor. Pra Agasi është arrestuar për t’iu mbyllur goja, prandaj e quaj dorëzim i kontrolluar. Do të marrë përsipër akuzat që ka. Ka ndjenjur në Tiranë i pashqetësuar.”, tha Hoxha.
