Teuta mposht Laçin për t’u konfirmuar pretendente për kreun

Futboll

Teuta mposht Laçin për t’u konfirmuar pretendente për kreun

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 18:16
Teuta

Laçi u mposht nga Teuta me shifrat 1-3 në ndeshjen e javës së tretë të Abissnet Superiore.

Të parët që kaluan në avantazh ishin durrsakët falë Kallakut i cili u tregua nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas 3 minutash lojë, Votlai dyfishoi shifrat dhe teksa Laçi kishte mundësinë të shkurtonte diferencën, Bernardoni i priti penalltinë Bibos.

Kështu u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, Bibo shkurtoi diferencat me një supergol dhe në fund ai që vulosi sfidën ishte Pedro në të 89-ën.

Me këtë fitore Teuta pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë ndërsa kurbinasit mbetet në vendin e tretë me 4 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat