Pasojat e zjarrit të madh, Tavo publikon pamjet: Vijon puna për rikthimin e normalitetit në Himarë

5 Shtator 2026 | 19:10

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka publikuar pamje nga situata në zonat e prekura nga zjarri i madh i një dite më parë, ku duken dëmet e shkaktuara nga flakët.

Tavo bën me dije se, pas një nate të vështirë, puna në terren vijon për shuarjen përfundimtare të vatrave dhe rikthimin gradual të normalitetit.

Me ndihmën e ndërhyrjes nga ajri, u bë e mundur eliminimi i vatrave ku ndërhyrja nga toka ishte e pamundur.

Forcat zjarrfikëse vijuan punën edhe në orët e para të mëngjesit, duke shuar trungjet e ullinjve që vazhdonin të digjeshin.

Ndërkaq, punonjësit e Bashkisë Himarë janë angazhuar për largimin e mbetjeve të shkaktuara nga zjarri dhe rikthimin gradual të normalitetit në zonat e prekura.

Ndërsa vijon evidentimi i dëmeve të shkaktuara, Tavo thekson se pamjet e sotme duhet të shërbejnë si një moment reflektimi për pasojat e rënda që mund të shkaktojë zjarri, qoftë ai aksidental apo i qëllimshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri në Fier, ministri Nufi: 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një avion dhe një helikopter në terren

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga zjarri në Peshtan të Fierit, ndërsa ka informuar për angazhimin e Forcave të...
17:29 | 05/09/2026

Përfshihet nga flakët automjeti brenda tunelit panoramik në aksin Elbasan–Tiranë (VIDEO)

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në tunelin panoramik, në aksin Elbasan–Tiranë, mesditën e kësaj të shtune. Zjarri ka përfshirë automjetin teksa ai...
15:59 | 05/09/2026

Nis evidentimi i dëmeve nga zjarri në Himarë, Tavo: Po identifikohen familjet e prekura

Pas zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu Himarën gjatë ditës së djeshme, ka nisur evidentimi i dëmeve të shkaktuara, me qëllim identifikimin e familjeve...
15:34 | 05/09/2026