Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Legjenda italiane po “fundos” ekipin, në “kurth” bie edhe Mario Mitaj

Shkruar nga Newsbomb
Legjenda italiane po “fundos” ekipin, në “kurth”
Mario Mitaj

Genoa e ka nisur sezonin e ri me “këmbën e gabuar”, 3 humbje në 3 javët e para të Serie A, ndërsa kanë pësuar 7 gola, bilanc “katastrofal”.

Edhe pse trajneri Daniele De Rossi e nisi sezonin me pretendime të larta, legjenda italiane nuk po jep rezultat. Skema taktike 3-5-2 duket se po fundos Genoa-n, aty ku De Rossi vazhdon t’i qëndrojë “besnik” këtij sistemi.

Me këtë linjë, ka mbetur jashtë formacionit, madje as si zëvendësues edhe mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj. Në 3 ndeshje të zhvilluara këtë sezon të Serie A, Mitaj nuk ka marrë asnjë minutë, ndërsa erdhi me pritshmëri të larta te Genoa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese