Sot, përveç aktiviteteve të PMFL, në program ishte edhe një pjesë e ndeshjeve të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Skuadra shqiptare Kamjani vazhdon të mbledhë pikë, këtë herë në fushën e vet.
Shënuesi i golit të vetëm për fitoren 1:0 ndaj Novacit ishte Daut Dauti me katër minuta të mbetura në ndeshje.
Skuadra e Euromilk GL festoi bindshëm ndaj Shkupit me rezultatin 4:0.
Pas javës së pestë Shkupi është në fund dhe Kamjani në pozitën e pestë me 7 pikë, dy më pak se lideri Ohri.