Bayerni nga Munihut frenohet me barazim 0:0 nga Schalke 04, në ndeshjen që u luajt në Gelsenkirchen.
Vendasit treguan shpirt të madh luftarak, duke ndalur një pikë të madhe në duel me kampionin në fuqi.
Bavarezët u orvatën maksimalisht, por hasën në një rezistencë të fuqishme të vendasve.
Pas javës së dytë në Bundesliga I, Bayerni është në vend të katërt me 4 pikë, dy më pak se lideri Freiburg.
Schalke është në vend të 14-të me një pikë të mbledhur.